Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Gurët e rënë në trupin e rrugës kanë sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.

Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu ndonjë aksident apo pasoja për drejtuesit e mjeteve.

Pas ngjarjes ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse, e cila me ndihmën e mjeteve të rënda ka bërë të mundur largimin e masivit shkëmbor nga rruga.

The post Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit appeared first on GIJOTINA.