Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të mobilizimit qytetar. Për ditën e sotme është paralajmëruar një protestë kombëtare, e cila pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë nga Tirana, si dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Tubimi është njoftuar të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku pjesëmarrësit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa tjetër e tubimit.
Protesta e sotme vjen në kuadër të një serie tubimesh që kanë vijuar prej 165 ditësh kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin e vendit. Pritet që protesta të zhvillohet fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas të zhvendoset drejt selisë së qeverisë.
The post Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00 appeared first on GIJOTINA.