“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Jemi në një moment historik, sepse jo vetëm që shohim horizontin, por edhe një mundësi reale, të vërtetë. Është një moment kulmor që nuk ka ekzistuar deri jo shumë kohë më parë dhe që është shndërruar në një moment kulmor, në të cilin gjërat që dukeshin të pamundura ngjajnë se janë të mundura. Shpresoj ta kapim këtë moment dhe të mundemi të kapërcejmë kufirin që na ndan nga Europa prej shumë kohësh dhe të bëhemi pjesë e kësaj familjeje. Kjo është situata, siç e shoh unë: një moment kulmor, në të cilin ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sot për sot jemi në rrugë të mbarë dhe çdo gjë po ecën sipas rregullave,” tha Rama në Dublin.

gijotina.com/

The post “Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale appeared first on GIJOTINA.