Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të Irlandës, ku ndodhet në kuadër të takimeve të nivelit evropian.

Gjatë mbërritjes së tij, një grup shqiptarësh kanë dalë në protestë, duke shprehur pakënaqësitë ndaj kreut të qeverisë me thirrjet “Dorëheqje!”.
Situata është tensionuar edhe më tej në momentin kur Rama po largohej drejt automjetit të tij. Në drejtim të kryeministrit është hedhur një vezë, teksa ai po hipte në makinë.

The post Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.