Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, për zhvillimin e një leksioni të hapur me ta.
Pavarësisht njoftimit të ministres, studentët janë mbledhur në pritje të saj, ndërsa Kumbaro ka refuzuar përballjen me ta. Leksioni i paralajmëruar nuk dihet nëse do të zhvillohet.
Paralelisht, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet protesta studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë. Protestuesit kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
The post Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon appeared first on GIJOTINA.