Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Në Tiranë tashmë ka nisur protesta e 28-të studentore, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Tubimi gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër rreth orës 19:45, janë regjistruar debate mes disa qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Qytetarët shprehen se policia po iu kërkon mjetet e identifikimit për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në protestat e revoltës studentore.

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, u shpreh protestuesi.

gijotina.com/

The post Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë appeared first on GIJOTINA.