Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026

Vendi do të përfshihet këtë të hënë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme kthjellimi.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here, ndërsa në zonat qendrore dhe jugore nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.

Pas mesditës, reshjet do të mbeten prezente kryesisht me intensitet të ulët, përgjatë relieveve malore në juglindje dhe lokalisht në veri të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026 appeared first on GIJOTINA.