Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
FSHF bën të ditur se në dispozicion të trajnerit Rolando Maran ishin 25 lojtarë, ndërsa Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi do t’i bashkohen ekipit në orët e mbrëmjes. Të dy futbollistët pritet të jenë të gatshëm që të martën për të zhvilluar seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Përsa i përkes seancës së sotme të skuadrës, ajo u zhvillua në dy grupe. Programi stërvitor u përshtat sipas minutave të aktivizimit të futbollistëve me ekipet respektive, me lojtarët që kishin qenë në fushë ditën e djeshme që iu nënshtruan një seance rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një stërvitje të plotë.
Këtë të martë , kuqezinjtë do të vijojnë përgatitjet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke intensifikuar punën në prag të dy sfidave të fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League.
gijotina.com/
The post Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare appeared first on GIJOTINA.