Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

Jep dorëheqjen Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu. Mesohet, sipas burimeve, se Andrea Shllaku është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Portual Durrës. Ky i fundit, më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Portit, si dhe zv.ministër i Mbrojtjes, si dhe njeri i afërt i Pirro Vengut. Kujtojmë që Liburn Aliu ka qenë ministër në qeverinë e Kosovës në kabinetin e Albin Kurtit.

Raportohet se Aliu e ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë në kuadër të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve në varësi të ministrive.

gijotina.com/

 

The post Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi appeared first on GIJOTINA.