Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital appeared first on GIJOTINA.