Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

Trajneri Fatjon Tafaj ka vendosur për 21 lojtarët që do e shoqërojnë te Kombëtarja U-19, ndërsa në prag janë sfidat kualifikuese me Qipron dhe Armeninë. Bie në sy rikthimi i Gabriel Kullës, i cili në shtator u ftua nga Bushi tek ekipi U-21.

Arman Durmishi vazhdon të mungojë. Sulmuesi i Juventusit i shmang sërish kuqezinjtë për të luajtur me rezervat bardhezi në Serinë C.

NJOFTIMI I FSHF

Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, në Ligën B, ku do të përballet me Qipron dhe Armeninë. Trajneri Fatjon Tafaj ka shpallur listën me 21 futbollistë të grumbulluar për këto dy sfida.

Në listën e publikuar janë përfshirë 9 lojtarë që aktivizohen në klubet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionate dhe klube jashtë Shqipërisë.

Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë me përballjen ndaj Qipros, më 11 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”. Më 14 nëntor, po në orën 13:30 dhe në të njëjtin stadium, Shqipëria U-19 do të luajë ndaj Armenisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

PORTIERË

Raffaele Huli, Klevi Hasaj, Simon Lleshi

MBROJTËS

Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Lucas Cekrezi, Stiven Nikolli, Afrim Gashi, Endrit Asani

MESFUSHORË

Andreas Llana, Armend Muslika, Serxho Vogli, Klevi Ajazi, Oliver Blini, Flavio Shkembi

SULMUES

Grei Kuqi, Elson Himallari, Francesco Matjani, Gabriel Kulla, Alen Vukaj.

gijotina.com/

The post Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit appeared first on GIJOTINA.