Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke përdorur metodat represive të Lukashenkos në Bjellorusi.
Ai tha se gjobat vendosen për frikësim, por se studentët e qytetarët nuk frikësohen aspak.
Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ne kërkojmë qeveri teknike, për të krijuar kushtet për një demokraci funksionale në Shqipëri. Rama përdor metodat e Lukashenkos, kishte edhe protesta në Bjellorusi dhe kështu veproi dhe lideri autoritar bjellorus.
Masat e Ramës janë antikushtetuese. Qytetarët kanë thënë se nuk mund të merret leje për protesta, mjafton njoftimi. Gjykata ka shpallur të pafajshëm protestuesit, sepse është e drejta e qytetarëve të protestojnë. Edhe gjobat që vendosen janë për të frikësuar studentët, por se nuk do ia dalin.
gijotina.com/
The post “Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim appeared first on GIJOTINA.