Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq “Sekilda” sh.p.k dhe pronarin e saj, Seferin Lazeraj për fshehjen e te ardhurave në vlerën e 1 milion eurove.

Hetimet qe nisen ne 2021, treguan se gjatë viteve 2017–2018 kjo shoqëri nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631 lekë për vitin 2017 dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes.

Detyrimi tatimor i shmangur arrin në 48.834.581 lekë, nga të cilat 46.695.471 lekë TVSH për vitin 2017 dhe 2.139.110 lekë TVSH për vitin 2018. Detyrimi total i “Sekilda” sh.p.k ndaj buxhetit të shtetit, përfshirë gjobat dhe interesat, sipas Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, është 112.604.938 lekë.

 

gijotina.com/

The post Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro appeared first on GIJOTINA.