Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

Liverpool kthehet të buzëqeshë në Premier League angleze. Skuadra e Andoni Iraolës pushtoi Londrën teksa në ndeshjen e javës së 10 të kampionatit iu imponua Crystal Palace duke e mundur me rezultatin 3-1 duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve.

Ishte një ndeshje ku Crystal Palace iu anulua një gol nga sistemi VAR në minutën e 33 dhe më pas nisi spektakli i Liverpol. Në minutën e 40, skuadra e The Reds zhbllokoi rezultatin me Mac Allister për të marrë avantazhin 1-0 me të cilin mbylli 45 minutat e para.

Pas pushimit të ndeshjes, Liverpool shënoi sërish, këtë radhë me Florian Wirtz që në minutën e 54 shfrytëzoi një asist të Barcola për të çuar rezultatin në 2-0. Gjithçka ishte në drejtimin e dëshiruar nga Liverpool që në minutën e 89 shënoi edhe golin e tretë, këtë radhë me Aleksandër Isak i cili u shërbye pikërisht nga Wirtz për të çuar shifrat në 3-0.

Në minutat shtesë Crystal Palace shënoi me Nketiah me penallti gol që shërbeu vetëm si statistikë se sfida u mby;ll 3-1 për Liverpool që parakaloi Chelsea në klasifikim me Blutë e Londrës që u dorëzuan përballë Sunderland duke humbur me rezultatin 1-0.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Brighton fitoi me Brentford 2-0, ndërsa Ipswich humbi me Bournemouth 1-2.

gijotina.com/

The post Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut appeared first on GIJOTINA.