Arnold Jaho është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Jaho ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave, ndërsa më herët ishte dënuar edhe me një vit burg për mashtrim.
Emri i Jahos lidhet me ngjarjen e janarit 2025 në zonën e Astirit, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja u gjet e vetme në një apartament, pas ndërhyrjes së forcave RENEA. Ai ishte një nga pesë personat e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, nën dyshimet për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje. Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe autoriteteve spanjolle.
gijotina.com/
The post Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir appeared first on GIJOTINA.