Vlora dhe Gjirokastra mobilizohen për protestën në Tiranë, demokratët nisen drejt kryeqytetit

Qindra demokratë nga dega e Partisë Demokratike në Vlorë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur sot në orën 12:00, në mbështetje të studentëve.

Demokratët janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private.

Gjatë gjithë javës, strukturat e PD-së në Vlorë kanë zhvilluar takime organizative me rajonet e qytetit. Në këto takime kanë qenë të pranishëm drejtuesi politik Aurel Bylykbashi, deputeti Bujar Leskaj, kryetarja e degës së PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave të Partisë Demokratike.

Në fokus të takimeve ka qenë mobilizimi i demokratëve dhe organizimi i pjesëmarrjes në protestën e sotme në kryeqytet, ku PD u ka bërë thirrje jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshim, t’i bashkohen tubimit.

Mbështetës të Partisë Demokratike nga qarku i Gjirokastrës janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet sot në kryeqytet.

Nisja është bërë në orët e para të mëngjesit, me automjete të vogla, ndërsa demokratët e Gjirokastrës do të jenë pjesë e tubimit të thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve.

 

The post Vlora dhe Gjirokastra mobilizohen për protestën në Tiranë, demokratët nisen drejt kryeqytetit appeared first on GIJOTINA.