Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Vijojnë tensionet në protestën që po mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Situata është përshkallëzuar në momentin kur protestuesit janë afruar pranë kordonit të forcave të rendit dhe kanë lëshuar fishekzjarrë drejt autobotëve me ujë.

Kjo vjen pas incidenteve të mëparshme gjatë protestës, ku protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov, si dhe shkëputën gurë nga trotuari për t’i përdorur në përplasjet me efektivët, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me ujë me piper dhe gaz lotsjellës.

 

 

The post Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve appeared first on GIJOTINA.