Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike pak minuta më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Sipas informacioneve, gjatë sherrit njëri prej personave ka pasur me vete edhe një thikë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.
Gjatë ndërhyrjes, një prej personave të përfshirë është larguar me vrap.
Për ta ndaluar, policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por ai nuk është bindur dhe ka vijuar largimin.
Pas disa metrash, efektivët kanë arritur ta kapin dhe arrestojnë.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
The post Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë appeared first on GIJOTINA.