Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe.

I ftuar special i këtij edicioni do të jetë Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan.

Ai do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian.

Seminari do të zhvillohet në datën 23 nëntor, nga ora 10:00 deri në 15:00, dhe do të jetë i hapur për të gjithë trajnerët e portierëve, në çdo nivel, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas.

Për të katërtin vit radhazi, FSHF vijon këtë nismë në kuadër të programit të saj për edukimin dhe kualifikimin e trajnerëve, duke krijuar mundësi konkrete për njohjen me praktikat bashkëkohore, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes së portierëve.

 

 

The post Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së appeared first on GIJOTINA.