Protestuesit janë larguar nga ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Teksa ecin nëpër rrugën e Durrësit, ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.
“Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Nuk na përfaqësoni”, “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, janë disa nga thirrjet e studentëve dhe qytetarëve që kanë dalë në mbështetje të tyre në revoltën kundër qeverisë Rama.
The post Protestuesit largohen nga ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt kryeministrisë! Bëjnë thirrje: Arrestoni Ramën appeared first on GIJOTINA.