Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?!

Një i ri, pjesëmarrës në protestë u shpreh i zhgënjyer nga situata në vend.

Ai tregoi se kishte qenë student në vitin 2018 dhe se më pas ishte kthyer nga emigrimi. Në fjalën e tij, iu drejtua edhe punonjësve të administratës shtetërore që, sipas tij, nuk reagojnë.

“Nuk mund të presësh asgjë tjetër nga autokracia. Kam qenë student më 2018-n. Dështoi, por një thirrje kam për ata që punojnë në shtet dhe nuk dalin për një rrogë.

Jam kthyer vetë nga emigrimi. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi? Nuk ke çfarë thua tjetër për autokracinë”, tha ai.

The post Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?! appeared first on GIJOTINA.