Një protestues është ngritur në ajër nga presioni i ujit të hedhur prej autobotit të Policisë, në një prej momenteve të tensionuara të protestës së kësaj të shtune në Tiranë.
Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, protestuesi është duke u goditur me ujë me presion nga autoboti i policisë, gati duke rënë përtokë.
Gjatë protestës para Kryeministrisë, Policia ka përdorur autobotët me ujë me presion për të zmbrapsur protestuesit, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje, hedhje gurësh, molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të forcave të rendit.
The post Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion appeared first on GIJOTINA.