Protestat/ Ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, mesazh studentëve shqiptarë: Sakrifikoni për liri, ia vlen!

Paval Sieviaryniec, dissidenti i njohur dhe ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Shqipëri.

Paval Sieviaryniec është shprehur në mbështetje të protestave të studenteve dhe të rinjve shqiptarë kundër korrupsionit të qeverisë Rama.

Ai u bën thirrje studentëve shqiptarë të sakrifikojnë për të drejtat dhe lirinë e vendit.

“Dua tu them miqve të mi shqiptarë se kur luftojmë për liri për vendin tonë, për gjërat që na i ka falur Zoti, duhet të kuptojmë se duhet të sakrifikojmë për to lirinë, shëndetin tonë e ndonjëherë edhe jetën tonë.

Më besoni, ia vlen! Mos hiqni kurrë dorë, sepse ne besojmë, mundemi dhe do e bëjmë”, shprehet ai ndër të tjera në videomesazhin e tij.

The post Protestat/ Ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, mesazh studentëve shqiptarë: Sakrifikoni për liri, ia vlen! appeared first on GIJOTINA.