Në prag të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, është prononcuar para mediave trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.
“Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë.
Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C.
Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.
Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë ndaj është vendosur që të rikuperojë, pasi të ngutej do të ishte e rrezikshme.
Presioni është pozitiv, duam të bëjmë mirë, të mbyllim mirë këtë grup, në kryesim. Kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë, jemi me motivimin e duhur. Kam dëgjuar djemtë që duan të mbërrijnë te ky objektiv me pasion.
Ndaj presioni është pozitiv, që të jep mundësinë të bësh maksimumin. Shoh pak lojtarët dhe një presion të tillë është i mirëpritur. Një pasion i tillë na bën mirë.
Tucin e kam ndjekur. Në këtë grumbullim jam munduar të konfirmoj lojtarët që më kanë dhënë garanci dhe më kanë pëlqyer, ndaj kam menduar se është ideale të konfirmoj këtë bllok. Por Tucin, si çdo lojtar tjetër, po e shoh dhe kush rritet është i mirëpritur, sepse ky ekip ka nevojë për lojtarë në formë dhe janë të mirëpritur të gjithë.
Ka aq shumë dëshirë për të qenë para tifozëve tanë, që janë të shumtë dhe duan këtë fanellë, saqë mendova që të hënën t’i mbaj të hapura dyert për të gjithë në stërvitje.
Ndaj kush ka dëshirë të jetë me ne në stërvitje, është i mirëpritur, sepse duam ta nisim duke krijuar këtë lidhje në mënyrën e duhur. Duam ta nisim me entuziazmin që na japin tifozët. Është ngrohtësia e tyre që është karburanti më i mirë që mund të jetë.
The post “Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja appeared first on GIJOTINA.