Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit, në Durrës, përballë Gjykatës së Apelit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk është bërë i ditur as identiteti i personit që është gjetur i pajetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

The post Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit appeared first on GIJOTINA.