Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.

Producenti dhe moderatori televiziv është parë të futet në ambientet Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00.

Deri në këto momente nuk ka informacion mbi arsyet e paraqitjes së tij, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një thirrje në kuadër të një hetimi konkret apo për një çështje tjetër procedurale.

The post Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion appeared first on GIJOTINA.