Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke u ndalur te çështja e Belinda Ballukut dhe mosmiratimi nga Kuvendi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj.
Berisha iu referua konstatimit të Komisionit Europian, duke theksuar se ngre shqetësime për kontrollin dhe balancën mes pushteteve, si dhe për barazinë para ligjit.
Kreu i PD e cilësoi Ballukun si pengesën kryesore në rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Rama.
“Komisioni thotë se pas një vonese të gjatë Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeteje, për Lubi Ballukun e ka fjalën. Kjo ngre shqetësime për kontroll të ndërsjelltë mes pushteteve dhe për barazinë para ligjit.
Në rrugën drejt BE, drejt asaj të ardhme që është ëndrra me e bukur e shqiptarëve, muri i pakalueshëm bëhet hajdutja më e madhe në historinë e këtij kombi, pas Edi Ramës, Lubi Balluku. Del aty para gazetarëve palloshi dy metra i gjatë dhe nuk i referohet një fjalë këtij denoncimi ndërkombëtar që i bëhet në raporton e KE. Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të ministrave nuk ka ndodhur ndonjëherë përveç me Edi Ramën. Me Saimir Tahirin dhe ndodhi me Lubi Ballukun, sepse edhe tek droga Lubia ky është aksioner kryesor”, tha Sali Berisha.
The post Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit appeared first on GIJOTINA.