Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.
Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrjet “Mos i prek gocat!”, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Tensionet vijnë pas shoqërimit nga policia të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.
The post “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper appeared first on GIJOTINA.