Është publikuar fotoja e 61-vjeçarit Urim Fiku i cili dyshoeht se është vrarë në malet e Bulqizës.
Ngjarja e rëndë ka marrë kthesë nga ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se ai kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit dhe jo nga sulmi i një kafshe të egër, siç ishte pretenduar fillimisht.
Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë, Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje bashkëshorten dhe djalin e viktimës. Deri më tani nuk ka të dhëna që të konfirmojnë përfshirjen e tyre në krim, ndërsa shoqërimi është kryer në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave.
Fillimisht, familjarët kishin deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari. Fiku ishte gjetur i pajetë në zonën malore të Bulqizës, ndërsa ky version ishte bërë pista fillestare e ngjarjes.
Por ekzaminimet e kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë kanë nxjerrë në pah një tjetër shkak të vdekjes. Sipas ekspertizës, në kraharorin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga një plumb pistolete.
Ky zbulim ka ndryshuar drejtimin e hetimeve, duke ngritur dyshime për një vrasje të mundshme dhe duke vënë në pikëpyetje versionin fillestar të sulmit nga ariu.
Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, për të zbuluar se ku dhe në çfarë rrethanash është qëlluar 61-vjeçari, si dhe për të identifikuar autorin e mundshëm.
The post Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës appeared first on GIJOTINA.