Aktivisti Ermal Hasimja, drejtues i një lëvizjeje politike të përbërë nga intelektualë, ka propozuar një skenar për zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend përmes ndryshimeve në drejtimin e ekzekutivit. Sipas tij, për të qetësuar protestuesit dhe për t’i dhënë fund tensionit, Kryeministri Edi Rama duhet të jepë dorëheqjen dhe t’ia lërë drejtimin e Qeverisë socialiste një figure tjetër nga radhët e partisë së tij.
Si një nga mundësitë për këtë post, Hasimja ka përmendur emrin e Elisa Spiropalit, duke e cilësuar atë si një profil që mund të ofrojë garanci më të madhe për opinionin publik dhe protestuesit. Sipas argumentimit të tij, ajo mund të përfaqësojë një figurë më të pranueshme për shkak të qëndrimeve dhe kundërshtimeve të mëparshme ndaj linjës së lidershipit aktual, duke u shfaqur si një alternativë e pavarur nga ndikimi i drejtpërdrejtë i kryeministrit.
Megjithatë, aktivisti ka theksuar se deri më tani kreu i qeverisë nuk po tregon gatishmëri për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve në shesh, por po ndjek një qasje të kundërt me pritshmëritë e protestuesve.
gijotina.com/
The post Aktivisti Hasimja: Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Spiropalit kryeministre, zgjidhja për të qetësuar protestat appeared first on GIJOTINA.