Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese

Presidenti Donald Trump ka mbajtur mitingun e tij të fundit elektoral në Kansas, ku është shprehur i bindur për rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalimit, Trump deklaroi se ky ishte mitingu i tij i 30-të, duke theksuar se e kishte përmbyllur fushatën me një mesazh të qartë për mbështetësit.

“E bëra për një arsye të vetme, për të penguar komunistët që urrejnë Amerikën dhe xhihadistët të marrin kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese”, u shpreh presidenti amerikan.

Më tej, Trump vlerësoi lëvizjen e tij politike MAGA, duke pretenduar se asnjë president apo politikan tjetër nuk kishte arritur diçka të ngjashme.

“Askush nuk ka bërë ndonjëherë atë që kemi bërë ne me MAGA-n. Ajo që kemi arritur është e pabesueshme”, deklaroi ai.

Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dalin dhe të votojnë, duke e mbyllur kështu takimin e fundit elektoral në Kansas me një apel për pjesëmarrje në zgjedhje.

The post Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese appeared first on GIJOTINA.