Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës.

Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo të plagosur.

 

The post Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës appeared first on GIJOTINA.