Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Long Wait”, në pranga ranë L. A. dhe L. B., të dy banues në Bulqizë. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”.
Sipas Policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën as urdhrit të uniformave blu për të ndaluar. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan automjeti dhe dy telefona celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale.
Dy 20-vjeçarët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
The post Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër appeared first on GIJOTINA.