Protestuesit zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”/ Bllokojnë qarkullimin me koshat e mbeturinave

Protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës.

Situata në rrugët e Tiranës është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur edhe në akse të tjera të kryeqytetit. Pas vendosjes së autoblindave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një pjesë e protestuesve janë shpërndarë drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugicave përreth.

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke ndjekur qytetarët në këto zona, ndërsa është hedhur edhe një molotov në drejtim të autoblindës së policisë.

Lëvizja e protestuesve vjen pas përplasjeve me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper për shpërndarjen e turmës.

gijotina.com/

The post Protestuesit zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”/ Bllokojnë qarkullimin me koshat e mbeturinave appeared first on GIJOTINA.