Protesta/ Demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt Tiranës

Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot zhvillohet protesta e opozitës në mbështetje të studentëve.

Sipas raportimeve, pjesëmarrja më e madhe vjen nga dega e PD-së në Vlorë, nga ku janë nisur rreth 300 persona.

Raportohet se organizimi i nisjes është bërë përmes automjeteve private.

Krahas anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, në protestë pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga këto zona, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit në mbështetje të studentëve.

Demokratë nga Fieri, Mallakastra, Patosi dhe Roskoveci janë nisur që në orët e para të ditës së sotme drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Pavarësisht reshjeve të shiut, demokratët janë organizuar në grupe dhe janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private

Organizatorët shprehen se numri i qytetarëve që do t’i bashkohen protestës do të jetë më i lartë se në protestat e mëparshme, duke paralajmëruar një mobilizim më të madh të strukturave dhe mbështetësve të PD-së nga këto zona.

 

The post Protesta/ Demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt Tiranës appeared first on GIJOTINA.