Protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi u detyruan të largoheshin nga efektivët e policisë. Vijojnë ndërkohë edhe thirrjet e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen!”.
Protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, pas shpërndarjes së përkohshme, duke vijuar tubimin me thirrje kundër kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Rama në burg, Berisha në burg”, kanë brohoritur qytetarët e mbledhur në bulevard, duke përsëritur sloganet e tyre politike. Rikthimi i protestuesve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me efektivët e policisë, pasi qytetarët kanë tentuar të qëndrojnë përpara godinës qeveritare.
gijotina.com/
The post Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve appeared first on GIJOTINA.