Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për seancën e parë gjyqësore lidhur me dosjen SASPAK.

Një ditë më parë, Beqaj ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është njohur me zhvillimet lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Kujtojmë se Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, ndërsa më 31 korrik të këtij viti u lirua nga qelia, pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

The post Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK appeared first on GIJOTINA.