Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brenda 30 sekondave, e varur vetëm nga dhëmbët. Sfida u zhvillua më 11 qershor 2026, në Tiranë, ndërsa arritja e saj është konfirmuar zyrtarisht nga Guinness ë orld Records.

Rushiti theu rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2025 nga një akrobat sirian, i cili kishte realizuar 65 rrotullime në 30 sekonda. Shqiptarja e përmirësoi kështu rekordin botëror me shtatë rrotullime.

Fillimisht, Fiona kishte arritur të realizonte 58 rrotullime, por përmes përgatitjeve arriti ta çonte rezultatin në 72. Sipas Guinness ë orld Records, akrobatja shqiptare e ndërmori këtë sfidë për të testuar kufijtë e aftësive fizike dhe qëndrueshmërisë së saj.

Me këtë arritje, Fiona Rushiti vendos emrin e saj në regjistrin e rekordeve botërore.

gijotina.com/

The post Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët appeared first on GIJOTINA.