Ditën e sotme përmbyllet java e 9-të në Abissnet Superiore me ndeshjet Tirana – Dinamo dhe Egnatia – Teuta. Prej orës 13:30, do të luhet derbi i kryeqytetit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Bardheblutë kërkojnë reagim pas humbjes në Klasiken e Shqipërisë, kurse dinamovitët vijnë të “karikuar” nga suksesi ndaj Egnatias.
Në sfidën tjetër, kampionët e Egnatias, prej orës 18:30, do të “përplasin brirët” me Teutën në Rrogozhinë. Nëse të besuarit e Nevil Dedes fitojnë, do të rrëzojnë durrsakët nga kreu, me vetëm 2 pikë diferencë.
The post Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta appeared first on GIJOTINA.