Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar brenda sallës, duke bllokuar foltoren dhe duke kundërshtuar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.
Në momentin kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nisur seancën, deputetët e opozitës kanë krijuar kakofoni, duke goditur tavolinat me duar.
Në të njëjtën kohë, ata kanë ngritur pankarta në mbështetje të protestës së studentëve.
Tensionet janë përshkallëzuar më tej, kur deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të seancës.
Përballë tyre, efektivët e Gardës së Republikës kanë krijuar një kordon në sallë, duke u vendosur përpara deputetëve të opozitës.
The post Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren appeared first on GIJOTINA.