Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të.

Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.

Pas marshimit ata janë stacionuar përballë Ministrisë së Arsimit.

Pas thirrjeve të bëra përpara godinës, ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ndërsa ndaluan edhe te Parlamenti, ku bën thirrje: “Parlamenti i krimit”.

Por më pas ata marshuan sërish, duke u rikthyer në vendin ku nisën protestën, Ministria e Arsimit.

The post Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit appeared first on GIJOTINA.