Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave..

procesi përfshin më shumë se 20 persona, mes tyre ish-drejtorë të ARRSH-së dhe anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.

Pas përfundimit të komunikimit të mbylljes së hetimeve për të gjithë personat e përfshirë, ata do të kenë 10 ditë kohë për të paraqitur kundërshtimet e tyre.

Gjatë këtyre 8 ditëve janë komunikuar akuzat edhe një sërë ish-zyrtarësh të tjerë. Pasi të përfundojë komunikimi i mbylljes së hetimeve për këtë listë të gjatë, do të kenë 10 ditë kohë për të kundërshtuar. Janë më shumë se 20 shtetas, ish-drejtorë të ARRSH-së, disa grupe anëtarësh të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe Belinda Balluku me 5 akuza.

gijotina.com/

The post Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve? appeared first on GIJOTINA.