Aktivisti Etrid Zifla ka zbardhur detaje nga takimi me kancelarin e Austrisë, deputetë të Parlamentit austriak dhe sekretarin e Presidentit austriak, ku u diskutua për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe paketën e re ligjore të qeverisë.
I ftuar në News24, Zifla tha se gjatë takimit u ngritën dy çështje kryesore, ajo që protestuesit e konsiderojnë dhunë joproporcionale të policisë dhe paketa ligjore e prezantuar nga qeveria si masë kundër anarkisë, të cilën aktivistët e cilësojnë si një paketë kundër protestave.
Ai bëri të ditur se komunikimi me palën austriake do të vijojë, ndërsa do të përcillen dokumente dhe informacione të tjera për rastet e dhunës së pretenduar gjatë protestave.
“Ne kemi një dosje voluminoze të përgatitur nga avokati, ku janë dokumentuar rastet e dhunës, dhe do të çojmë edhe më shumë informacion për ligjin. Kemi dërguar edhe një letër me kërkesat tona që Austria të bëhet zëri i protestuesve kur të vijë puna për të adresuar çështjen e Shqipërisë në BE”, u shpreh Zifla.
Sipas tij, aktivistët kanë mbledhur rreth 140 video dhe fotografi që dokumentojnë episodet e dhunës gjatë protestave.
“Janë diku 140 video e foto të dhunës, më tronditëset”, tha Zifla, duke theksuar se materiali do t’u shërbejë për të informuar më tej përfaqësuesit austriakë lidhur me situatën në Shqipëri.
Aktivisti Etrid Zifla: Dje kemi takuar në kryeministri kancelarin e Austrisë, katër deputetë nga parlamenti austriak dhe sekretarin e Presidentit të Austrisë. U janë adresuar dy çështje kryesore dhuna e gjykuar jo proporcionale, nga ana e policë kundrejt protestuesve si edhe paketa e re ligjore antianarki mos gaboj që është quajtur nga qeveria.
Që ne e kemi gjykuar një masë ligjesh anti protestë. Do vazhdojmë komunikimin me kancelarin, ne kemi një dosje voluminoze të përgatitur nga avokati ku janë dokumentuar dosjet e dhunës dhe do çojmë edhe më shumë informacion për ligjin.
Kemi dërguar edhe një letër me kërkesat tona që Austria të bëhet zëri i protestuesve kur të vijë puna për të adresuar çështjen e Shqipërisë në BE, si edhe kryesisht për datën 4 nëntor që propozohet edhe udhërrëfyes për Shqipërinë, dhe aty do ishte mirë që të adresoheshin edhe kërkesat tona.
Deputetët në varësi të partive politike që përfaqësonin kanë thënë gjëra të ndryshme dhe ne u kemi kërkuar gjëra të ndryshme. Po ashtu na është kërkuar që të çohen informacione të mëtejshme. Janë diku 140 video foto të dhunës, me tronditëse.
The post Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore appeared first on GIJOTINA.