“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kanë marrë pjesë në mbledhje, ku kanë kundërshtuar vijimin normal të punës parlamentare, dhe më pas janë larguar.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kundërshtoi zhvillimin normal të mbledhjes, duke e lidhur qëndrimin e opozitës me protestat e të rinjve dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi.

“Nuk mund të ketë normalitet parlamentar kur të rinjtë protestojnë dhe qytetarët kërkojnë drejtësi!”, deklaroi Vokshi.

The post “S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare appeared first on GIJOTINA.