Katër shtetas shqiptarë të moshave nga 36 deri në 50 vjeç janë vënë në pranga nga Garda Civile spanjolle në zonën e Hoya de Huesca-s, pas zbulimit të një plantacioni kanabisi të fshehur në një zonë pyllore.
Operacioni i zhvilluar më 17 tetor nga autoritetet spanjolle çoi në zbulimin e 72 bimëve kanabis sativa në fazë lulëzimi, si dhe të gjurmëve që tregonin se më parë në atë zonë ishin korrur rreth 1.000 bimë të tjera.
Gjatë kontrollit në terren, agjentët zbuluan një ambient të madh të përshtatur për tharjen e lëndës narkotike, një tendë kampingu ku strehoheshin të arrestuarit me banim në Barcelonë, si dhe një tjetër tendë me depozita uji, plehra dhe fertilizues të tretshëm për nxitjen e rritjes së bimëve.
Përveç kësaj, në vendngjarje u sekuestruan pajisje të ndryshme për përpunimin e lëndës narkotike, makineri për heqjen e kërcellit, ventilatorë, një ngrohës industrial dhe një gjenerator energjie, si dhe 220 kilogramë sytha marihuane me një vlerë tregu prej rreth 413.000 eurosh.
gijotina.com/
The post Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë appeared first on GIJOTINA.