Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore lindore.

Parashikohet që orët e pasdites të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, duke lënë gjysmën lindore të Shqipërisë me vranësira disi më të shpeshta, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 6 °C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Kukësit, deri në 24 °C, vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026 appeared first on GIJOTINA.