Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim eleminimin e tij fizik, një projekt që sipas tij është ndërkombëtar.
Goxhaj tha se shënjëstrimi nuk ka qenë i rastësishëm.
Për këtë ‘tentativë vrasjeje’, Goxhaj paralajmëron kallëzim në SPAK për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe izraelitin, Ron Yeffet.
Avokati Goxhaj paralajmëroi gjithashtu se Shqipëria pritet të shkojë drejt një përplasjeje të re civile të paimagjinuar më parë, pasi Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
‘Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët. Ai është një kukull dhe pjesë e kolonializimit të Shqipërisë’.
Ai tjetri e ka akoma plumbin në sy, unë s’kam asgjë. Duhet të paraqitem në SPAK për të akuzuar Ramën, minstrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe Roni Yeffet për komplot për vrasje, pasi goditja që kam marrë sipas ekspertëve të huaj dhe mjekëve po të kishte qënë më majtas do të kishte shkaktuar vdekjen.
Sipas ekspertit ushtarak-amerikan se çdo të thotë, mund të qëllojë të godasë aortën, të shkaktodjë arrest kardiak dhe të çajë aortën. E kam filmuar gjithë skenën. Është momenti kur eci mbrapsht e po flimoja policët dhe ndjej goditjen. Fati i mirë që kisha veshur rrobva dhe amortizojnë goditjen.
Eksperti më tregoi se personi që ka gjuajtur ka qenë i qartë se çfarë ka qenë duke bërë. Mënyra se si ka shënjestruar s’ka qenë rastësisht. Kemi të bëjmë me disa raste që po godasin në kokë, ka të bëjë me standardin e gjuajtjes. Parimi është që plumbat e gomës të godasin pjesët e poshtme të gjymtyrëve, ne s’kemi parë neutrazlizim por goditje e qëllimtë. Kjo ishte e tepërt.
Ata duan të më heqin qafe për shkak të antisionizmit. Dhuna e policisë të shtunën e të dielën tregon se ku po shkojmë. Drejt një përplasjeje të re e paimaghjinuar më parë, o do ketë përplasje civile të madhe ose zgjidhje të menjëhershme. Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët. Ai është një kukull dhe pjesë e kolonializimit të Shqipërisë.
Serbët janë patriotë e duan vendin e vet, këtu te ne është e kundërta. Asnjë socialist si meriton këto që po bën Rama. Teknika e shtypjes është e njëjtë me Serbinë. Serbia nuk arriti me këto nivele. Rama s’ka asgjë tjetër veçse njerëzit që komandon për të dhunuar shqiptarët. Jemi në një shtet që e ka lëshuar veten, një pushtet mercenar.
Rama e ka ndarë mendjen të na shtypë deri në asgjësim të plotë. Të bejë gjithçka për të gjetur zgjidhje për veten e vet. Të gjithë do të ekstradohen, nga ata që do arratisen. Pas rrëzimit të Ramës do garantojnë procesin e rregullt ligjor, të gjithë do të ndëshkohen. S’ka për të shpëtuar kush. Provat s’i manipulon dot askush, janë kudo, janë filmuar e ruajtur. Rama është fshehur pas ANTIFA-s, e ka shpikur vetë Soros në Shqipëri.
The post ‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët appeared first on GIJOTINA.