23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor 2026. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë.
Numri më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë paraqitur 16 persona: 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie.
Mes protestuesve të lënduar, një person ka pësuar dëmtim në sy. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, atij i është kryer ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës gjatë ditës së djeshme. Për ditën e sotme është parashikuar një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët profesionistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, me qëllim përcaktimin e vijueshmërisë së trajtimit.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë persona: një deputet i Kuvendit, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e QSUT-së.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar:
*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar:
– 12 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy.
– 2 përfaqësues të medias.
– 2 efektivë policie.
Për protestuesin e lënduar në sy: është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:
– 1 deputet i Kuvendit
– 1 protestues
– 2 efektivë policie
– 1 përfaqësues i medias
Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT.
Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:
– 2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm dhe janë larguar.
gijotina.com/
The post Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit appeared first on GIJOTINA.