I riu u plagos në sy, protestuesit stampojnë në bluza mesazhin : Të gjithë jemi Erjon Vishkulli

Mesazhi që protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin përmes bluzave të tyre gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë është “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë demonstratës së një dite më parë.

Në ditën e 13-të të revoltës studentore, protestuesit kanë vendosur të sjellin në vëmendje rastin e Erjon Vishkullit, i cili është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor, me shpresën për të shpëtuar shikimin.

Përmes mbishkrimit “Të gjithë jemi Erjon”, të rinjtë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarin e tyre, ndërsa kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave.

Rasti i 28-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ishte angazhuar për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij jashtë vendit.

gijotina.com/

The post I riu u plagos në sy, protestuesit stampojnë në bluza mesazhin : Të gjithë jemi Erjon Vishkulli appeared first on GIJOTINA.