Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

Qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Fier, Lushnje dhe qytete te tjera të jugut janë organizuar një ditë më parë për t’u nisur mëngjesin e kësaj të shtune drejt Tiranës, ku do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kreu i komanduar i PD-së në Fier, Ardian Ferro, bën me dije se të gjitha grupseksionet dhe strukturat e partisë kanë dalë në terren, duke kontaktuar qytetarët që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë aktuale. Sipas tij, demokratët janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre personale, në mënyrë të organizuar.

Kreu i PD-së Lushnjë konfirmon pjesëmarrjen e shumtë të anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe qytetarëve lushnjarë në protestën e thirrur sot në Tiranë.

Gentjan Çela shprehet se organizimi është bërë me makina të vogla private, me të cilat pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

Ai u shpreh se protesta zhvillohet me synimin për të “shporrur këtë qeveri të zezë që po shet Shqipërinë”.

Qytetarë dhe demokratë nga Mallakastra, Patosi dhe Roskoveci janë nisur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën e organizuar nga PD-ja.

The post Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë appeared first on GIJOTINA.